Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, mes shqetësimeve për AI
Nathan Chasing Horse, i njohur për rolin e të riut Lakota Sioux “Laughing Teeth” në filmin e fitues të Oscar-it ‘Dances with Wolves’ të Kevin Costner, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Nevada.
Ai u shpall fajtor për 13 akuza, përfshirë sulm seksual ndaj tre vajzave indigjene.
Sipas prokurorisë, 49-vjeçari shfrytëzoi pozitën e tij si udhëheqës shpirtëror i sektit “The Circle” për të manipuluar dhe abuzuar viktimat e tij.
Gjykatësi që dha vendimin theksoi se Chasing Horse shfrytëzoi besimin dhe spiritualitetin e viktimave për përfitime personale. Një nga viktimat deklaroi se abuzimi u justifikua si një akt për të shpëtuar nënën e saj, e cila vuante nga kanceri, dhe se Chasing Horse e kërcënoi për të mos treguar askujt.
Padia zbuloi se ndjekësit e sekti i ofronin viktimat e tyre si gra për Chasing Horse, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe një tjetër që do të martohej me të kur mbushte 16 vjeç. Burri akuzohet gjithashtu për regjistrimin e sulmeve dhe organizimin e takimeve seksuale midis viktimave dhe burrave të tjerë.
“Rinia ime e humbur nuk kthehet më, as fëmijëria ime e humbur, hera ime e parë, puthja ime e parë, ceremonia e diplomimit që nuk e përjetova kurrë,” tha një nga viktimat, e cila ishte 14 vjeç kur ndodhi sulmi.
Top Channel