Gjykata në Madrid çon në gjyq bashkëshorten e kryeministrit spanjoll, Sánchez: Akuza të pabaza dhe politike
Shkalla e obezitetit në Kinë po rritet me ritme të shpejta, ndërsa një trend i ri i quajtur “burgjet e dhjamit” po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si mënyrë ekstreme për humbje peshe.
Këto janë qendra të stilit ushtarak, ku pjesëmarrësit ndjekin programe intensive diete dhe ushtrimesh, nën mbikëqyrje 24-orëshe, për të shmangur çdo shkelje të rregullave, përfshirë edhe ngrënien e fshehtë.
Sipas të dhënave, numri i fëmijëve obezë në Kinë është katërfishuar që nga viti 2000, ndërsa më shumë se gjysma e të rriturve janë aktualisht mbipeshë. Autoritetet paralajmërojnë se deri në vitin 2030, rreth 65% e popullsisë së rritur mund të jetë mbipeshë ose obeze.
Në këtë situatë, në vend është shënuar një rritje e madhe e qendrave që premtojnë rezultate të shpejta brenda një muaji. Pjesëmarrësit regjistrohen vullnetarisht, zakonisht për një periudhë njëmujore, por sapo hyjnë në këto ambiente, largimi bëhet i vështirë.
Objektet janë të rrethuara me masa të forta sigurie, përfshirë porta çeliku dhe në disa raste edhe tela elektrikë, ndërsa daljet monitorohen gjatë gjithë kohës nga personeli i sigurisë.
Programet përfshijnë edhe variante më të shkurtra dyjavore, por trajnerët rekomandojnë kursin e plotë 28-ditor, duke pretenduar se siguron rezultatet më të mira. Shumë prej këtyre qendrave janë të hapura edhe për të huajt dhe nuk kërkojnë njohuri të gjuhës kineze.
Një pjesëmarrëse australiane tregoi se humbi disa kilogramë brenda dy javësh, por përjetoi vështirësi fizike dhe psikologjike, duke thënë se “trupi nuk di më si të hajë normalisht” pas daljes nga programi.
Fenomeni ka ngjallur debat edhe për sigurinë e këtyre qendrave, pasi në vitin 2023 një influencuese 21-vjeçare humbi jetën pas pjesëmarrjes në një program të tillë, duke rikthyer shqetësimet për rrezikshmërinë e tyre.
Ekspertët paralajmërojnë se industria e humbjes së shpejtë të peshës po përfiton nga presioni social për dobësi, ndërsa kërkohet më shumë rregullim dhe kontroll nga autoritetet.
Top Channel