Idris Elba dhe bashkëshortja e tij festojnë 7 vite martesë: Një dashuri magjike
Antonio Banderas dhe Melanie Griffith u panë duke u larguar së bashku nga një darkë, 12 vjet pasi njoftuan divorcin e tyre.
Aktori 65-vjeçar dhe ish-gruaja e tij 68-vjeçare treguan se janë ende në marrëdhënie të mira, duke ecur afër njëri-tjetrit, më shumë se një dekadë pas ndarjes së tyre. Ata u shoqëruan nga vajza e tyre 29-vjeçare, Stella.
Banderas zgjodhi pantallona të zeza, një xhaketë argjendi dhe këpucë të zeza, duke mbajtur një kapelë në dorë. Nga ana e saj, Griffith u shfaq me xhinse dhe një xhaketë lëkure të zezë. Stella, fëmija i tyre i vetëm së bashku, zgjodhi pantallona të bardha dhe një pallto ngjyrë fildishi që përputhej me të.

Dy aktorët u martuan në maj të vitit 1996 dhe divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2015. Të dy u takuan dhe u dashuruan në sheshxhirimin e filmit “Two Much” në vitin 1995 dhe patën vajzën e tyre në shtator të atij viti.
Gjatë martesës së tyre 18-vjeçare, Melanie Griffith bëri tatuazh emrin e burrit të saj brenda një zemre në krah. Pak pasi u njoftua divorci i tyre më 6 qershor 2014, ajo filloi trajtimet me lazer për ta hequr atë. Disa ditë pas njoftimit, ajo e mbuloi emrin e burrit të saj, atëherë të larguar, me grim në një paraqitje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të filmit në Itali. Më vonë ajo e zëvendësoi tatuazhin me emrat e katër fëmijëve të saj.

Në deklaratën e tyre të përbashkët për ndarjen e tyre, ata deklaruan: “Ne kemi vendosur me mendim dhe pëlqim të ndërsjellë t’i japim fund martesës sonë gati 20-vjeçare në një mënyrë plot dashuri dhe miqësi, duke nderuar dhe respektuar njëri-tjetrin, familjen tonë, miqtë tanë dhe kohën e bukur që kemi kaluar së bashku – Melanie dhe Antonio.”
Griffith ishte e martuar më parë me Don Johnson, me të cilin pati vajzën e tyre, Dakota. Ajo ka edhe një djalë, Alexander Griffith Bauer, me bashkëshortin e saj të dytë, Steven Bauer. Banderas e kishte quajtur ish-gruan e tij “familje” dhe një nga shoqet e tij më të mira, në një intervistë të vitit 2019, duke deklaruar: “Nuk jam më i martuar me Melanie-n, por ajo është familja ime. Ajo është ndoshta një nga shoqet e mia më të mira, nëse jo më e mira.” Familja ime është atje, Dakota, Stella e vogël dhe Alexander.”
Top Channel