Idris Elba dhe bashkëshortja e tij festojnë 7 vite martesë: Një dashuri magjike

27/04/2026 17:54

Aktori britanik Idris Elba dhe bashkëshortja e tij Sabrina Elba festojnë shtatë vjet martesë, duke ndarë publikisht momentet e tyre të veçanta me fansat online.

Me rastin e përvjetorit, Elba publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të çiftit dhe shprehu dashurinë e tij me një mesazh emocional, duke e cilësuar lidhjen e tyre si “magjike”. “Shtatë është numri magjik. Ne jemi të martuar prej shtatë vitesh tani, në një martesë magjike. Të dua, ti je gruaja ime. Gëzuar përvjetorin”, shkroi aktori.

Historia e dashurisë së çiftit nisi në vitin 2017 në Vancouver, ku ata u takuan rastësisht në një festë, ndërsa Elba po xhironte një film. Aktori e ka përshkruar takimin si “dashuri me shikim të parë”, duke theksuar se gjithçka më pas erdhi natyrshëm.
Çifti u fejua në shkurt të vitit 2018, kur Elba i propozoi Sabrinës në skenë gjatë një shfaqjeje në Rio Cinema, në Londër, në kuadër të prezantimit të filmit të tij regjisorial “Yardie”. Një vit më vonë, në prill 2019, ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Marrakesh. Që prej asaj kohe, çifti ka ndarë shpesh momente nga jeta e tyre së bashku, duke u bërë një nga çiftet më të dashur për publikun.

Top Channel