Javën e ardhshme do të fillojë licencimi i laboratorëve private, ku qytetarët mund të drejtohen për t’u testuar për Covid 19.
E për t’i kryer këto testime, kanë aplikuar 20 laboratorë privat, që pritet të punojnë me teste molekulare dhe serologjike
Por duke e ditur se testet serologjike nuk janë të rekomandueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të mundësisë së lartë të pasaktësisë, Hoti thotë se ato do të përdoren vetëm për studime.
Çmimin e testimit, do ta vendosin vetë laboratorët, derisa nuk do të ketë bashkëfinancim nga Ministria.
Deri tani në Kosovë janë testuar 30.005 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV 2 dhe testimet janë kryer vetëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Fillimisht si pasojë e mungesës se testeve kryheshin vetëm deri 100 teste në ditë, ndërsa javët e fundit IKSHP-ja teston deri në 500 persona të dyshimtë.
Top Channel