“Çfarë roli kishte Hashim Thaçi në UÇK?”/ Ish-ushtari kujton tmerret e regjimit serb: Tortura shtazarake, ata që kanë mbijetuar kanë pasoja të rënda
Vendimi shokues i Dhomave të Specializuara ritet t`i nënshtrohet një procesi të ashpër apeli si nga pala e Mbrojtjes, ashtu edhe nga Prokuroria, secila për pjesët që i mendon si të kontestueshme.
Dhe për ekspertin e së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis, vend për të sfiduar aktgjykimin e Hagës ka, sin ë aspektin juridik, ashtu edhe përsa i takon fakteve. Ellis, kryetar i Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve, it ha REL-së tha se mbrojtja pritet të fokusohet te gjetjet e trupit gjykues për përfshirjen e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.
“Nuk ka dyshim se do të ketë apel dhe kështu duhet të jetë. Apeli është pjesë e procesit gjyqësor. Një element i rëndësishëm i aktgjykimit është konstatimi i trupit gjykues se të katër të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Tani do të jetë me rëndësi të shihet se si aktgjykimi e trajton kontributin individual të secilit dhe nëse gjykata ka konstatuar se secili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin e përbashkët kriminal për shënjestrimin e personave që perceptoheshin si kundërshtarë të synimeve politike dhe ushtarake të UÇK-së. Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja”, deklaroi Mark Ellis.
Në anën tjetër, sipas tij, edhe Prokuroria mund ta apelojë aktgjykimin, veçanërisht pjesën në të cilën të akuzuarit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
“Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik. Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët. Ky ishte një nga argumentet e mbrojtjes. Pra, ata do të argumentojnë se faktet nuk e mbështesin aktgjykimin”, shton Ellis.
Sa i takon kohëzgjatjes së procesit të apelit, eksperti pohon se nuk mund të flasë për afate te sakta kohore, por për çdo rast sipas tij, nuk do të zgjasë aq sa gjykimi.
Top Channel