Covid-19/ Shtohen masat kufizuese në Izrael, Netanyahu: Janë të nevojshme

18/07/2020 03:03

Izraeli ka përforcuar masat kundër përhapjes së Covid-19. Siç mësohet nga mediat e huaja Izraeli ka vendosur mbylljen e shumë biznese gjatë fundjavës. Teksa njoftoi kufizimet e vëna, kryeministri Netanyahu tha se këto masa ishin të nevojshme për të shmangur një izolim të dytë.

Netanyahu është përballur me kritika dhe protesta të gjera ditët e fundit, lidhur me trajtimin e pandemisë nga ana e qeverisë së tij, dhe pasojat ekonomike nga një izolim i mëparshëm. Kufizimet e reja parashohin mbylljen gjatë fundjavave të dyqaneve, qendrave tregtare, salloneve të bukurisë dhe vendeve turistike.

Fundjava izraelite është të premten dhe të shtunën. Izraeli kryesisht kishte parandaluar shpërthimin e epidemisë, pas vendosjes së masave të ashpra të izolimit që zgjatën dy muaj. Por, rastet e reja me koronavirusin e ri, janë rritur që kur janë hequr kufizimet. Izraeli raportoi rreth 1.900 raste të reja vetëm ditën e enjte. Të paktën 384 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë infektuar më shumë se 45,000 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA