Kukësi nuk dorëzohet përsa i përket çështjes së titullit dhe këtë e tregoi edhe ndaj Tiranës.
Në Selman Stërmasi, skuadra e Orges Shehit fitoi ndaj bardhebluve 2-1 duke rihapur llogaritë, teksa e çon në 6 pikë diferencën me kryeqytetasit. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë pasi e para përfundoi 0-0. Cooper i dha avantazhin skuadrës së Kukësit në minutën e 58të, ndërsa në të 84 Et’hemi i çoi shifrat në 2-0 në favor të skuadrës verilindore.
Në minutat e fundit për Tiranën, Ngoo vetëm sa shkurtoi diferencën në rezultat në 2-1 me bardheblutë që mbeten 65 pikë, ndërsa verilindorët shkojnë 59 pikë.
Ndërkaq në Ballsh, Bylisi dhe Partizani e mbyllën ndeshjen mes tyre 1-1 një rezultat që lë skuadrën ballshiote shumë pranë vendit të 8 të playout-it për qëndrimin në Superiore, teksa është vetëm 2 pikë para Vllaznisë. Ndrecaj në minutën e 18-të i dha avantazhin Bylisit në pjesën e parë, por Partizani barazoi në të dytën me anë të Broën në 1-1, një rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.
Top Channel