Çfarë zbuloi studimi për ata që shohin filma apokaliptikë, reagimi ndaj koronavirusit

02/07/2020 17:21

Fansat e filmave apokaliptik si Contagion dhe 28 Days Later janë më të përgatitur për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit.

Një studim i realizuar së fundi tregoi se personat që pëlqejnë dhe ndjekin filma të tilla, kanë një nivel më të lartë qëndrueshmërie psikologjike ndaj Covid 19-tës. Me sa duket, filmat e frikshëm e ndihmojnë audiencën që të arrijë t`I përballojë ndryshe situatat në jetën reale. Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që shohin filma ku paraqitet një kaos social apo kolapsi I rendit botëror, reagojnë më mirë ndaj frikës së koronavirusit.

“Aftësia jonë për të banuar në mënyrë imagjinare në botë virtuale – botë që i bëjmë tonat, ashtu si ato që përcillen në filma e libra – është një dhuratë që na vjen nga përzgjedhja natyrore”, thotë autori i studimit Mathias Clasen, psikolog në Universitetin Aarhus të Danimarkës.

“Është paksa si një makineri biologjike që u zhvillua sepse i dha paraardhësve tanë përparësi në luftën për mbijetesë”, shtoi ai. Sipas Clasen, krahasuar me dikë që nuk e ka menduar kurrë fundin e botës, ata që shohin filma me skenarë të tillë, kanë avantazhin e të përjetuarit një herë të asaj eksperience.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA