Bandat vrasin 24 njerëz në sulmin ndaj qendrës së rehabilitimit të drogave në Meksikë

02/07/2020 16:45

Të paktën 24 njerëz janë vrarë në një sulm, ndaj një komplesi të rehabilitimit të drogave në qytetin e Meksikës qendrore, Irapuato, tha dje policia, duke shtuar dyshimet për zotimin e qeverisë mbi ndalimin e dhunës së bandave.

Sulmi konsiderohet si një nga vrasjet masive më të rënda që prej ardhjes në pushtet të president Lopez Obrador në dhjetor 2018.

Policia shtoi se sulmuesit kishin plagosur shtatë njerëz të tjerë dhe se kjo është masakra e dytë në Irapuato gjatë këtij muaji.

Fotot nga skena e krimit tregonin të paktën 11 trupa të përgjakur që qëndronin të shtrirë në një dhomë.

Sulmi ishte nga më të rëndët gjatë mandatit të presidentit Andres Manuel Lopez Obrador i cili kur erdhi në post 19 muaj më parë u zotua të reduktonte dhunën. Por vrasjet arritën një rekord të ri vitin e kaluar dhe mbeten të larta edhe në 2020.

Më 6 qershor 10 njerëz u vranë kur sulmuesit hapën zjarr në një tjetër qendër rehabilitimi për të varurit nga droga në Irapuato, vende të cilat njihen si strehuese të ish-anëtarëve të bandave që janë penduar apo vijojnë të konkurrojnë për influencë në qendrat e rehabilitimit.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA