Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Sevilla ka “ngecur” në shtëpi përballë Valladolidit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, duke rihapur sërish garën për zonën Champions të renditjes së kampionatit spanjoll.
Pjesa e parë shkoi në favor të miqve nga Valladolid, që gjetën golin e avantazhit në minutën e 25-të me anë të Kikos, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Sevilla shënoi me anë të Munir El Haddadi, por goli u anulua pas rishikimit të aksionit me VAR.
Megjithatë andaluzianët arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 83-të me anë të Lucas Ocampos, i cili ekzekutoi saktë një penallti duke dërguar sferën në rrjetë.
Me këtë barazim, Sevilla mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, por tani ndjekëset si Getafe dhe Villareal kanë mundësi t’i afrohen ndjeshēm nëse fitojnë ndeshjet përkatëse.
Top Channel