Maroku në alarm, i dëmtohet goleadori 55 milionë eurosh

04/07/2026 20:50

Botërori i mirë që po zhvillonte Ismael Saibari, shënuesi më i mirë i Marokut në këtë turne me 3 gola të shënuar, u shemb në minutën e 20 në ndeshjen ndaj Kanadasë.

Futbollisti i ri i Bayernit të Mynihut, për të cilin klubi gjeman pagoi 55 milionë euro, u detyrua të lërë fusjën e lojës për shkak të një problemi muskular të shfaqur në pjesën e pasme të këmbës së djathtë dhe në atë moment, përfundoi ndeshja për Saibarin.

Saibari i ndjeu shqetësimet në një aksion që nuk kishte asnjë rëndësi për Marokun duke qenë se u zhvlerësua për shkak të një pozicioni jashtë loje për t’u zëvendësuar nga Rahimi. Saibari mori ndihmën mjekësore në fushë nga mjekët e skuadrës që kërkuan menjëherë kryerjen e zëvendësimit me Saibarin që u shfaq duke shkuar drejt pankinës shumë i prekur dhe duke mbuluar fytyrën.

Top Channel