Sa faqe historie janë shkruar në këtë Botëror, por askush nuk flet për Thibaut Courtois
Po flitet shumë për vendin ku do të luhet sfida e 1/8 të finaleve të Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë dhe kjo sepse stadiumi Azteca është në lartësinë 2200 m mbi nivelin e detit dhe nuk është e lehtë të përshtatesh me vendin në pak ditë.
Por anglezët nuk duan ta përdorin këtë si alibi dhe ai që e thotë këtë është pikërisht Marcus Rashford që ka folur për rrjetin BBC.
‘Po iu jepni shumë rëndësi gjithçkaje. Por në fund të fundit është një ndeshje futbolli-tha Rashford-luajmë që kur kemi qenë fëmijë dhe e kemi bërë në ambiente të ndryshme me atmosfera të ndryshme; disa më të lehta, të tjera të tmerrshme, thuajse të neveritshme. Por na takon ne të gjejmë mënyrën për të dalë fitues. Ndonjëherë ke nevojë për shokun e skuadrës që është pranë teje dhe të atij që është pranë tij. Duhet të punojmë së bashku si skuadër dhe t’i afrohemo sa më shumë të jetë e mundur versionit tonë më të mirë. Kështu gjithçka do të shkojë mirë’.
Top Channel