Paraguai-Francë rrezikon të shtyhet, moti i keq vë në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjes

04/07/2026 20:43

Ndeshja mes Paraguait dhe Francës, e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Filadelfia, është në rrezik të shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas raportimeve të mediave franceze, autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, pasi në zonë janë parashikuar stuhi të forta dhe reshje intensive, që mund të ndikojnë në zhvillimin normal të takimit.

Burimet bëjnë të ditur se skenari më i mundshëm është shtyrja e fillimit të ndeshjes me disa orë, në pritje të përmirësimit të motit dhe vlerësimeve të reja nga organizatorët.

Deri më tani nuk është marrë një vendim zyrtar, por organizatorët pritet të japin një përditësim në orët në vijim, ndërsa siguria e lojtarëve dhe tifozëve mbetet prioriteti kryesor.

Top Channel