Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publik vendimin e Komisionit të Ekspertëve për hapjen e transportit publik.
Ajo informon se do të transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit do të vazhdojë, por me disa masa dhe protokolle të veçantë, ku thekson se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit do të jetë i detyrueshëm.
“Duke vlerësuar pa masa sakrificën e secilit prej jush gjatë fazës së parë, ju drejtohem të gjithëve edhe njëherë; të respektojmë rregullat dhe protokollet e sigurisë!
Në fund të këtij komunikimi, dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik.
Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2″, shprehet ministrja.
Top Channel