Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia që nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Në një prononcim sot për televizionin publik serb, RTS, shefi i diplomacisë serbe, tha se Beogradi nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. Daçic vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente ku shkruhet destinacioni “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa taksa prej 100 për qind mbi mallrat serbe.

“Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptuan se është lëvizje edhe më e keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, deklaroi ministri i jashtëm serb. Sipas Dacic, pranimi i këtyre masave do tw thoshte se Serbia njeh Kosovën.

“Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës”, shtoi Dacic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA