Sonela Spasse në fillim te viteve 90 u largua nga shqipëria për të vazhduar studimet ne Itali. Sonela punon në një prej spitaleve të qytetit të Bergamos si mjeke okuliste. Ajo u diplomua në mjekësi dhe kirurgji në Universitetin e Triestes në vitin 2001, si dhe ka kryer disa specializime në mjekësi. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca dhe kurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Eshtë autore dhe bashkëautore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.Sonela Spase është mbesa e shkrimtarit dhe intelektualit Sterjo Spasse. Sterjo Spasse ka botuar disa përmbledhje tregimesh si dhe dhjetë romane.
Kryevepra e Sterjo Spasses është romani “Pse”. Në intervistën e dhënë për emisionin Diaspora Sonela ka kujtuar vështirësite e viteve tëpara të emigrimit në Itali, si dhe fëmijërinë dhe marrëdhënien me gjyshin e saj Sterjo Spassen.
Top Channel