Foto ilustruese

Një 37 vjeçar mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin. Viktima është shtetasi BUjar Lika 37 vjeç, ndërsa të plagosurit janë shtetasit Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se pranë trupit të viktimës është gjetur një armë por nuk dihet nëse është përdorur. Dyshohet se njëri prej të plagosurve të jetë dhe autori i vrasjes së Bujar Likës. Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kurbin ka reaguar policia me anë të një deklarate.

Ja reagimi i policisë:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA