Për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se nuk do të ndjekë traditën e paraardhësve të tij duke u konsultuar paraprakisht me partitë politike. Por a është kjo një lëvizje e mirë menduar e presidentit për ta dekretuar datën e zgjedhje brenda këtij viti dhe jo qershorin e ardhshëm?

Presidenti bëri një parashikim aspak optimist për të ardhmen e integrimit Europian nëse reforma zgjedhore nuk do të jetë e gjithë dakortësuar.

Nga konferenca e përjavshme për mediat presidenti theksoi se ai do të qëndrojë larg sherrnajës që prodhon politika shqiptare në kryeqytet.

Disa muaj më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ish ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kërkuar falje pasi ishte keq informuar për reformën në drejtësi. Unë e pyeta zotin Meta nëse në dijeninë e tij edhe ambasadorja e re Yuri Kim po keqinformohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA