Ish-Kreu i KQZ Kristaq Kume: Ndryshimi i sistemit zgjedhor domosdoshmëri. PS, PD e LSI kundër

25/05/2020 18:33

Ditën e sotme në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i cili ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike për sa i përket Reformës Zgjedhore.

Sipas Kumes ndryshimi i sistemit Zgjedhor është një domosdoshmëri për vendin tonë. Ai më tej ka thënë se pavarësisht kësaj partitë e mëdha politike në vendin tonë, PS, PD dhe LSI janë kundër ndryshimit.

“Për mendimin tim, zor se përfaqësuesit e politikës do ta anashkalojnë sistemin zgjedhor. Do të qëndrojnë vetëm në deklarata. Kanë qenë dashamirësi. në Kuvend ku është thënë se mund të trajtohet si problem por shpërthen kushtetuta. Që do të thotë nuk duhet trajtuar. Por nuk është puna të bëjmë një rregullim legjislativ, por tashmë janë edhe ndërkombëtarët dhe SHBA që thonë që është sistemi që nuk është funksional demokracinë. Mungon diçka e madhe. Jemi shmangur nga parimi i kushtetutës. Është e domosdoshme që të ndryshohet. Nuk duhet të fshihemi pas asaj që çdo sistem është demokratik në të tërën dhe të bëjmë ç’të duam nuk e ndryshojmë dot. Por sistemi nuk e mundëson shfaqjen e proceseve negative në zgjedhje. Çdo sistem nuk e pengon vjedhjen e votave. Janë rregullimet ligjore. “ tha Kristaq Kume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA