Qeveria shqiptare përpara dy muajve shpalli gjëndjen e fatkeqësisë natyrore përshkak të COVID-19, por në këtë situatë të jashtëzakonshme heronjtë e vërtetë kanë qenë bluzat e bardha. Mjekët dhe infermierët kanë qenë në frontin e parë të “luftës” duke u kujdesur për pacientët e infektuar me këtë virus, por fatkeqësisht kjo detyrë nuk i ka lejuar që të takojnë familjarët e tyre. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë kishte ardhur Vinjola, vajza e Rabies, një prej infermiereve që kujdesej për të sëmurët me korona virus.

Vinjola rrëfeu historinë e nënës së saj dhe vështirësitë e sakrificat që ajo kishte bërë për të dhe vëllain. Rabia kishte përfunduar shkollën profesionale për infermieri dhe kishte rënë në dashuri me shikim të parë me atë që së shpejti do të bëhej bashkëshorti i saj.

Vinjola tregoi se nëna e saj ishte kujdesur gjithmonë për të dhe i kishte qëndruar pranë duke e këshilluar për vendimet që kishte marrë. Madje Rabia kishte marrë kredi që Vinjola të mbaronte studimet e larta. Fatkeqësisht vite më parë bashkëshorti i Rabies kishte ndërruar jetë dhe ajo ishte detyruar që të kujdesej e vetme për fëmijët e saj.

Për këtë arsye Vinjola i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” që të falenderonte mamanë e saj për çdo sakrificë, por edhe për ta falenderuar për punën e palodhur që ka bërë në luftën kunddrejt korona virusit. “Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt që të të takoj, por së pari dua të të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua dhe vëllain. Të falenderoj që më ndihmove të bëhëm kjo që jam dhe unë jam krenare për ty dhe punën që ti bën.”,- tha Vinjola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA