Mishi mund të shtrenjtohet/ Gjermania ndryshon ligjet për të përmirësuar gjendjen e punëtorëve

23/05/2020 21:08

Shpërthimi i koronavirusit në disa thertore detyroi qeverinë gjermane të vendosë që prej fillimit të vitit 2021 të mos ketë më kontrata si ato të tanishmet në industrinë e mishit.

Fuqia e lirë punëtore nga Polonia dhe Rumania është përballur për një kohë të gjatë me  kushte të rënda jete, të cilat nuk janë përmirësuar pavarësisht paralajmërimeve dhe kërkesave.

Kushtet për punë e konkurrenca në industrinë e mishit, të cilin gjermanët e duan aq shumë, janë të vështira. Por me shpërthimin e pandemisë, thotë DW, duket se do të bëhet e mundur ajo që nuk u realizua ndër vite: përmirësimi I kushteve të punëtorëve në industrinë e mishit. Janë ngritur zërat ndërkohë që ankohen se gjendja është e njëjtë edhe në shumë fusha të tjera, si në ndërtimtari për shembull. Po a mund të ketë ndalime ligjore vetëm për industrinë e mishit? Për këtë po pritet reagimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kontrollet kanë qenë shumë të dobëta më parë se  ka pasur mangësi të fuqisë punëtore. Por ndërkohë gjermanët që hanë me kaq dëshirë produkte të mishit, nuk duhet të befasohen, nëse shumë shpejt, mishi do të shtrenjtohet, thotë Jens Thurau, I cili kujton se në Gjermani, njerëzit paguajnë më pak për ushqime, krahasuar me vendet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA