Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka njoftuar se në orën 13:00 do të shembë me shpërthim të kontrolluar një pallat, që pësoi dëmtime të shumta në tërmetin e 26 nëntorit.
Mësohet se se ndërtesa që do të shembet është pallati nr 10/62 ne lagjen 7 te Durrësit, 6 kate i larte dhe për prishjen e tij, janë hapur ne trupin e tij 350 furnela (vrima) dhe do te përdoret 8.5 kilogramë lende eksplozive c4.
Njoftimi i plotë:
IKMT do te prishe sot ne oren 13.00 nje tjeter pallat me shperthim te kontrolluar
Pallati nr 10/62 ne lagjen 7 te Durresit, 6 kate i larte, rezultoi i demtuar rende nga termeti i nentorit
Per prishjen e objektit, jane hapur ne trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe do te perdoret 8.5 kilograme lende eksplozive c4
Top Channel