Mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi për këtë të enjte
Është shtyrë seanca ndaj Luan Dacit nga KPA, ajo do të zhvillohet të dielën. Gjykata ka kërkuar që Daci të ishte i pranishëm në seancë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar më herët procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″.
Daci në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.
Kështu me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur ndaj Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Fillimisht hetimet nisën nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga Besnik Cami, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por që më pas edhe ky i fundit u shkarkua nga detyra pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
Ndërkohë dokumentin për falsifikim të bërë nga Luan Daci, e ka bërë publik Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci. Antoneta Sevdari u shkarkua duke mos kaluar procesin e vettingut, me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm sa i përket kriterit të pasurisë. Me një letër drejtuar ONM-së ajo kërkon përfundimin e mandatit për gjyqtarët Luan Daci pasi nuk plotësonte sipas aj kriteret për të qenë pjesë e KPA.
Top Channel