Janë shfaqur sot pamjet e para të infermieres ruse që u penalizua dje për shërbimin ndaj pacientëve të koronavirusit vetëm me të brendshme dhe veshje mbrojtëse transparente.

Infermierja 23 vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia, ka marrë një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin disiplinor kundër saj.

Ndërkohë mjekët kanë raportuar mungesa në pajisjet mbrojtëse të spitalit rajonal në Tula.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtorja e kompanisë së veshjeve të brenedshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj: “Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”.

Imazhet që e tregonin Nadian duke shërbyer me veshjen mbrojtëse transparente, janë shpërndarë në të gjithë globin.

Infermierja që ka studiuar në shkollën mjekësore të Ryazan, u disiplinua për ‘mos-zbatim të kritereve të veshjes mjekësore’.

Ajo vetë deri tani nuk ka komentuar mbi zhurmat. Miqtë e saj thonë se është e trembur mos humbasë vendin e punës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA