“Nisi si projekt por nuk përfundoi kurrë”/ Rama për teatrin: Ishte fëmija bastard, i marrëdhënies mes autorit dhe luftës

21/05/2020 13:57

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit për Teatrin duke e konsideruar si fëmija ‘ilegal dhe bastard’ i marrëdhënies mes autorit arkitekt italian dhe luftës fashiste.

Ai tha se Teatri Kombëtar ka nisur si projekt në kohën e Mbretërisë por nuk ka përfunduar kurrë siç duhej, pasi fondet për ndërtimin e saj janë shkurtuar në mënyrë drastike për t’i kaluar fondit të luftës.

Kryeministri Rama: Kam një pyetje për të gjithë. A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik i arkitektit italian dhe që është shitur si vepra e prishur, nuk është realizuar kurrë?

A e dini që autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e tij? Ai nisi si projekt por nuk vazhdoi. Tironsit me mustaqe hijerënda që flasin në emër të asaj kohe a e dinë që në kopshtet e Tiranës u mblodh grurë në atë kohë. Ka lidhje me Teatrin se rendi që u vendos nga regjimi që na i la vepra dhe plagët në këtë vend shkurtoi fondet për t’ia kaluar luftës dhe thjeshtoi drastikisht pa lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave që kishin nisur të ndërtoheshin dhe godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit, por fëmija bastard midis autorit dhe autores. Ishte lufta që duhej ushqyer me para. Ishte vepër e Mbretërisë thonë mustaqet në fund të sallës. Mustaqet kanë një gjë: duken por nuk dëgjojnë. Vepra nuk u konsiderua kurrë si një vepër e denjë për t’u futur në listën e monumenteve shqiptare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA