Ed Sheeran është njëri nga artistët, i cili njihet për investimet e tij në pronë dhe dekorime të shtëpisë.

Sheeran ka paguar për “perandorinë e tij luksoze” plot 57 milionë funte para në dorë, e ndërsa këngëtari krenohet me “një shtëpi” që përfshin 27 banesa, shtëpi e pallate.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pagesa cash prej 57 funtesh e ka lënë këngëtarin plotësisht pa hipotekë!

Ylli i Popit ka hedhur 10 milionë paund në tregun e pasurive në Londër gjatë viteve, duke e rritur kështu perandorinë e tij në 27 banesa, shtëpi e pallate.

Kujtojmë se ai investoi pak kohë më parë edhe me shtëpinë e tij në Notting Hill, vlera e të cilës shkon deri në 19.8 milionë funte (22.5 milionë euro).

Prona luksoze në Londër e ED Sheeran është po aq mbresëlënëse sa kordat e tij vokale. Pamjet e një vendi kaq magjepsës janë ofruar nga vetë kantautori teksa shihej duke kërcyer me gruan e tij Cherry në videon “Put It All On Me”.

‘Portofoli’ i Ed me 27 prona ka vlerë mbi 57 milionë funte (65 milionë euro) dhe ka mjaftueshëm për të krijuar plotësimin e tij të një bordi Monopoli, siç zbulohet nga The Sun’s Bizarre.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA