Top Talk: Erion Veliaj akuzon Lulzim Bashën për gjobëvënie. Lufta e PD-së jo për parime, por për përfitime

19/05/2020 17:50

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Ai ka folur në lidhje me prishjen e teatrit, por edhe ka hedhur akuza për gjobëvënie ndaj Lulzim Bashës.

Denis Dyrnjaja: Do të ketë ndërtime dhe kulla pas?

Erion Veliaj: Së pari po bëni një pyetje, po flasim për vendin e teatrit dhe teatrin dhe çdo pjesë tjetër është pjesë e qytetit ku qyteti ruan te drejtat e veta të bëjë të gjitha planet e mundshme. Kjo është një tezë e ngritur nga kryetari i Partisë Demokratike i cili e përdor partinë demokratike si një bandë për të bërë rikato ose thënë në shqip për të vendosur gjoba sa herë që shikon një tendër apo sa herë që shikon një leje dhe ju e dini fare mirë, shikoni rrugën e kombit shikoni disa projekte të tjera.

Denis Dyrnjaja: Është një akuzë politike apo akuzë e provuar?

Veliaj: I qëndroj gjithë ditën dhe gjithë natën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA