Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

23/09/2026 15:53

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi.

Dyshohet se flakët kanë përfshirë edhe disa banesa, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimesine  përreth.

Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.

Top Channel