Trafikoi heroinë në Itali/ Arrestohet në “Don Bosko” 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

18/05/2020 13:17
Fotografi ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane, dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen “Don Bosko”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Bledar Krakulli, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali e ka dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 7 vjet burgim. Ky shtetas, në vitet 2002-2003, dyshohet se ka trafikuar sasi të ndryshme heroine në disa qytete të Italisë si Torino, Roma, Verona dhe Milano.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA