Britanikja e guximshme poston fotot e dhunës pas tentativës së vrasjes nga ish i dashuri

18/05/2020 18:13

Një e re është lënë me shenja të përhershme kur ish-i dashuri i saj tentoi ta vriste me thikë buke, por ka marrë guximin të publikojë plagët e saj, si e mbijetuar e dhunës shtëpiake.

26 vjeçarja Jade Jaice Herbert, foli për tmerrin e saj pasi sulmuesi, 23 vjeçari Fidel Robinson, u dënua me 15 vjet burg për tentativë vrasjeje.

Ajo thotë se ka mbijetuar pasi gjeti fuqinë ta çarmatoste të riun, për të cilin thotë se “ka lindur i lig”.

Robinson humbi kontrollin një javë pas ditëlindjes së 25-të të Jade dhe e qëlloi me televizor, para se të shkonte të merrte thikën në kuzhinë, me të cilën e shpërfytyroi.

Por megjithë plagët e saj ajo arriti t’i merrte armën dhe u fsheh në banjë. Sulmuesi më pas u largua ndërsa Jade e gjakosur kërkoi ndihmë te fqinjët.

Rreth një vit pas sulmit të tmerrshëm, ajo postoi fotot e fytyrës së gjymtuar nga spitali, duke komentuar: “Falemnderit të gjithëve. Më është dashur shumë kurajo të shkruaj këtë. Jam një person krenar por nuk mund të fshihem përgjithmonë”.

“Siç e dinë disa prej jush, një javë pas ditëlindjes së 25-të thujase humba jetën. Jam rrahur në mënyrë të papërshkrueshme. Ai më kafshoi, më preu flokët dhe më përplasi gjëra në kokë. Por i ashtuquajturi ‘ish-i dashur’ gjithashtu mori dhe thikën dhe më preu në fytyrë e në trup. Qëndrova në spital për dy muaj”.

Jade punonte më parë në organizatën e bamirësisë për të rinjtë The Rathbone Story, ku kishte njohur dhe sulmuesin e saj.
Robinson, pa adresë fikse, u dënua me 15 vjet për tentativë vrasjeje dhe tre sulme fizike.

Prokurorët thanë se ai kishte sulmuar Jade dhe një shoqe të saj edhe në tetor 2019, duke i lënë me gërvishtje dhe plagë në fytyrë.

Por në 14 dhjetor 2019, Robinson e sulmoi përsëri duke tentuar ta vriste. Ajo ka kryer operacione të shumta por shenjat do t’i mbeten për tërë jetën.

FOTO GALERI
2/4
Rreth një vit pas sulmit të tmerrshëm, ajo postoi fotot e fytyrës së gjymtuar nga spitali

Top Channel