Leslie Van Houten, ish-anëtare e kultit vrasës të Charles Manson ka bërë apel për t’u liruar nga burgu pasi një e burgosur në qelitë pranë saj ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri.
70 vjeçarja Van Houten, ishte vetëm 19-vjeçe kur bashkë me anëtarë të tjerë të kultit, vranë me thikë Leno LaBianca dhe gruan e tij, Rosemary, në vitin 1969.
Avokati i vrasëses tha për mediat: “Sot mësova se një e burgosur pranë qelisë së Van Houten ka rezultuar pozitive për Covid-19 dhe është vendosur në karantinë.” Ai shtoi se kjo e rrezikon Van Houten dhe se ajo kërkon të mbahet e burgosur jashtë burgut.
Koronavirusi i ri ka simptoma të moderuara për shumicën e njerëzve por mund të bëhet më serioz për më të vjetrit dhe të shkaktojë pneumoni ose vdekje.
Në SHBA, sëmundja ka infektuar rreth 1.4 milionë njerëz – 100,000 prej të cilavë brenda në burgje.
Nëse apeli i saj rezultpon i sukseshëm, Van Houten do të bëhej anëtarja e parë e kultit famëkeq që lirohet.
Charles Manson, i cili vdiq në burg ne 2017 në moshën 83 vjeçare, urdhëroi ndjekësit e tij, kryesisht vajza të reja, të vrisnin shtatë njerëz.
Leno LaBianca dhe gruaja e tij Rosemary ishin mes viktimave, siç ishte dhe aktorja shtatzënë Sharon Tate dhe katër të tjerë.
Van Houten nuk ka marrë pjesë në vrasjen brutale të aktores shtatzënë Tate.
Van Houten ka thënë se pas vrasjes, grupi kishin hapur trupin e Leno LaBianca dhe lyen muret me gjakun e çiftit.
Prokurorët thanë se vrasjet ishin pjesë e një plani të sofistikuar për nxitur urrejtjen racore në Los Angeles.
Manson, një nga kriminelët më të famshëm të shekullit të 20-të u shpall fajtor për urdhërimin e vrasjes së shtatë viktimave. Ai personalisht nuk ka marre pjese ne vrasjet.
Top Channel