Botërori në 3 shtete, risitë e basketbollit në vitin 2023

12/05/2020 01:43

Botërori i ardhshëm i basketbollit do të zhvillohet për herë të parë në shtete të ndryshme. FIBA zyrtarizoi datat për turneun e vitit 2023, duke njoftuar startin me sfidën e parë në 25 e deri në finalen e madhe të 10 Shtaorit të po atij viti.

Kampionati Botëror i Basketbollit FIBA 2023 do të paraqesë edhe njëherë 32 skuadrat kombëtare nga e gjithë bota, me formatin e zgjeruar të miratuar për Kupën e Botës së Basketbollit FIBA 2019 në Kinë, ngjarja më e madhe e FIBA-s deri më sot..

Procesi i kualifikimit për Kupën e Botës të Basketbollit FIBA 2023 do të përfshijë gjashtë alternativa për një periudhë 15-mujore në të katër rajonet e Afrikës, Amerikës, Azisë, Oqeanisë dhe Europës. Rruga për në Kupën e Botës 2023 që për herë të parë zhvillohet në tre shtete, Indonezi, Japoni dhe Filipine filloi në shkurt të vitit 2020.

Kualifikimet për Kupën e Botës 2023 do të zhvillohen nga nëntori 2021 deri në shkurt 2023, me 80 ekipe kombëtare që garojnë për të siguruar një vend në Kupën e Botës. Finalja e madhe e botërorit do të jetë në arenën e Manilas, në Filipine. Spanja është kampionia në fuqi e botës pas triumfit ndaj Argjentinës, gushtin e kaluar në Pekin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA