FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme së SHBA-së kanë akuzuar hakerët kinezë që po përpiqeshin të vidhnin informacione rreth kërkimeve amerikane mbi vaksinën kundër-Covid 19.
Autoritetet amerikane njoftuan se një paralajmërim do të dërgohet në Kinë.Kina ka mohuar akuzat e palës amerikane se janë duke u përpjekur të vjedhin informacione rreth studimeve të vaksinave që po kryhen kundër koronavirusit në SHBA.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Cao Licien në një konferencë për shtyp sot në Pekin, tha se akuzat ‘pa prova janë shpifje dhe imorale’.”Ne i ftojmë politikanët e SHBA-së të heqin dorë nga lojërat e tyre dhe të shikojnë situatën e tyre atje. Pavarësisht sa herë përsëritet, gënjeshtra është një gënjeshtër”, tha ai, duke ftuar SHBA të “korrigjojë gabimet e saj”.
Ndërkohë që tensionet midis dy vendeve po vazhdojnë, Departamenti i Sigurisë së Brendshme i SHBA vendosi të kufizojë vizat për gazetarët kinezë në 90 ditë, për të cilën gjë zyrtari kinez tha se paraqet ‘diskriminim dhe mospëlqim të Uashingtonit zyrtar ndaj gazetarët kinezë’.
Top Channel