Brazili konfirmoi një shifër rekord prej 751 viktimash në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i plotë i të vdekurve nga sëmundja ka arritur në 9.897.

Rritja e fundit ditore e numrit të viktimave paraqet shifrën më të lartë deri më tani në këtë vend.

Ndërkaq, numri i rasteve në Brazil është rritur me 10.222 në 24 orët e kaluara, për të shkuar në gjithsej 145.328.

Brazili, një vend me popullsi prej afër 210 milionë banorësh, është shteti më i prekur në Amerikën Latine nga COVID-19.

Brazili është po ashtu vendi i cili regjistroi rastin dhe vdekjen e parë nga virusi në rajon.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA