Ndryshime në rregulla/ Futboll me 5 zëvendësime, nis Koreja

08/05/2020 22:38

Futbolli pas pandemisë do të ketë rregulla të reja edhe pse të përkohshme.

Bordi ndërkombëtar vendosi aplikimin e 5 zëvendësimeve në ndeshjet zyrtare kundrejt numrit 3 që është aktualisht, për të ndihmuar ekipet të kalojnë periudhën e letargjisë pas ndalesës së detyruar nga pandemia.

IFAB vendosi të revolucionarizojë disi lojën më popullore, madje ndërrimet mund të shkojnë në 6, në rast se do të shkojë në kohë suplementare. FIFA aplikon kështu këtë ndryshim për të ruajtur futbollistë nga kalendari sfilitës që është ngjeshur për shkak të pandemisë, dhe për të lehtësuar ngarkesën fizike të lojtarëve që kanë vuajtur stërvitje jo të mirë. Por këto zëvendësime mund të bëhen në 3 slot, praktikisht vetëm 3 herë do ti jepet mundësia trajnerit për të rifreskuar formacionin, e këtë mund ta bëjë me nga dy lojtarë.

Ndërkohë këtë fundjavë nisi kampionati i futbollit në Korenë e Jugut me një ndeshje në atmosferë gati sureale, pa tifozë, me distancë të madhe mes stafeve dhe me tamponë para e pas sfidës për coronavirus. Jeonbuk Hjundai Motors fitoi 1-0, por rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi në ndeshjen e ndjekur në thuajse të gjithë Azinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA