I kërkoi të largohet nga shtëpia, gruaja dhunohet barbarisht nga ish i dashuri

08/05/2020 18:04

Një grua në Britani është dhunuar barbarisht  nga ish i dashuri dhe si rezultat ka përfunduar me plagë të shumta në fytyrë. Lisa O’Malley nga Peterborough i Britanisë së Madhe, ishte duke qëndruar në shtëpi, kur ish i dashuri i saj Jonathon Youthed, 32 vjeç, mbërriti i mbuluar me gjak, pasi ishte konfliktuar fizikisht me një shok të tij. Në këtë moment Lisa i kërkoi të largohej, por Jonathon nuk pranoi.

Në debat e sipër, ky i fundit ia përplas kokën ish të dashurës në akuarjumin e peshqve dhe për të mos mjaftuar kjo, e godet mbi 20 herë me grushte. Ai nuk kishte ndërmend të ndalej, nëse djali adoleshent i Lisa, të mos zbriste nga kati i dytë i shtëpisë dhe ta godiste në kokë. Nga zhurmat e tepërta, fqinjët kanë lajmëruar policinë, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë raportohet se Jonathon është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Ndërsa Lisa aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA