Zjarret në Algjeri shkaktojnë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes viktimave edhe një 8-vjeçar
Një grua në Britani është dhunuar barbarisht nga ish i dashuri dhe si rezultat ka përfunduar me plagë të shumta në fytyrë. Lisa O’Malley nga Peterborough i Britanisë së Madhe, ishte duke qëndruar në shtëpi, kur ish i dashuri i saj Jonathon Youthed, 32 vjeç, mbërriti i mbuluar me gjak, pasi ishte konfliktuar fizikisht me një shok të tij. Në këtë moment Lisa i kërkoi të largohej, por Jonathon nuk pranoi.
Në debat e sipër, ky i fundit ia përplas kokën ish të dashurës në akuarjumin e peshqve dhe për të mos mjaftuar kjo, e godet mbi 20 herë me grushte. Ai nuk kishte ndërmend të ndalej, nëse djali adoleshent i Lisa, të mos zbriste nga kati i dytë i shtëpisë dhe ta godiste në kokë. Nga zhurmat e tepërta, fqinjët kanë lajmëruar policinë, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë raportohet se Jonathon është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Ndërsa Lisa aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel
Zjarret në Algjeri shkaktojnë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, mes viktimave edhe një 8-vjeçar