SHBA/ Dhanë deklarata të rreme pas të shtënave me armë ndaj një emigranti venezuelian, pezullohen nga detyra dy agjente të ICE
Një burrë në SHBA është goditur për vdeje nga një avion Boeing 737, pasi kishte dalë për të ecur në pistën e aeroportit.
Viktima ende e paidentifikuar, besohet se ishte futur pa leje në hapësirën e aeroportit, dhe vdiq pas goditjes nga avioni i linjave Southwest, në aeroportin Austin-Bergstrom në Texas të enjten.
Rrjeti CBS News raportonte se piloti e kishte pikasur burrin dhe ishte përpjekur të manovronte, por nuk arriti ta shpmangë.
Mjekët erdhën shpejt por njeriu u shpall i vdekur në skenën e ngjarjes.
Disa foto të avionit tregonin shenjën e goditjes. Asnjë nuk ishte plagosur në bordin e mjetit.
Njeriu i vrarë nuk kishte me vete dokumente identifikimi dhe policia po heton për arsyet dhe mënyrën e hyrjes së tij. Ata nuk kanë përjashtuar pistën e vetëvrasjes.
Top Channel