Vajza me nanizëm u thotë burrave se nuk i pëlqen kur e ngrejnë në ajër

02/05/2020 21:22

Një e re me një formë të rrallë nanizmi tha se nuk është bukur që burra të pirë në bar përpiqen ta ngrejnë në ajër prej trupit të saj të vogël.

22 vjeçarja Danielle Reid, është vetëm 1.2 m e gjatë dhe shumë njerëz të tjerë me gjendjen e saj gjenetike ngacmohen nga anëtarë të papërgjegjshëm të komunitetit.

Danielle, nga Glasgow në Skoci, tha:

“Ka njerë që përpiqen të më ngrenë në ajër, duke ndërhyrë me hapësirën time personale. Është shumë më keq kur janë të pirë, por gjithmonë kur dal në rrugë njerëzit më ngulin sytë, më bëjnë foto ose më ngrejnë lart. Zakonisht kjo ndalon pasi dal me njerëz të tjerë dhe ata më mbrojnë. Ka njerëz që nuk e marrin fare në konsideratë mënyrën sesi unë mund të ndjehem. Nganjëherë, burra gati dy herë sa mosha ime rrinë në këmbë dhe më filmojnë. Është e frikshme.”

Studentja e psikologjisë foli pas mbështetejes që mori nëntë-vjecari australian me nanizëm Quaden Bayles, i cili foli duke qarë në kamera për ngacmimet dhe pamjet e tij u bënë virale.
Një numër emrash të njohur të spektaklit ofruan ndihmën e tyre për Quaden.

Danielle, e cila vuan nga akodroplasia, tha: “Kjo gjendje nuk është e zakonshme por ka dhe njerëz të famshëm që e kanë. Të gjithë duan të përshtaten me komunitetin por nuk mund të bëhet kur dikush qesh me ty për diçka që ti nuk ndryshon dot”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA