Premier League por përgatit planin për rinisjen e stërvitjes në grup, por shumë futbollistë nuk ndihen të sigurt për të zbritur sërish në fushë. Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, rrëfen se është i shqetësuar për situatën dhe jep alarmin.

“Shumica e futbollistëve kanë frikë të kthehen për të luajtur, ata kanë fëmijë, kanë një familje, – shpjegoi argjentinasi i Citizens në një intervistë me El Chiringuito.

Dhe nëse dikush sëmuret, do të themi: çfarë po ndodh këtu? Unë jam i mbyllur në shtëpi me partneren time. Ka njerëz që kanë Koronavirus dhe nuk kanë simptoma, por ata mund ta transmetojnë atë, – vazhdoi ‘El Kun’, duke treguar disa shqetësime për rifillimin e mundshëm të kampionatit anglez. Unë mund ta kem vetë Koronavirusin dhe as nuk e di.

Kur të kthehemi në punë, lojtarët do të jenë nervozë dhe super të kujdesshëm. Shpresa është se do të gjendet së shpejti një vaksinë dhe gjithçka të mbarojë”- tha argjentinasi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA