3 raste të importuara me CoVid-19/ ISHP: Ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova
29/04/2020 11:21
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën në vendin tonë nga CoVid-19, tha se në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara me COVID-19. Ata janë ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.
Top Channel