Tek Juvja në alarm për Ronaldon, shpërthen Koronavirusi në Madeira

19/04/2020 16:30

Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me Koronavirus.

Sikurse informojnë disa medie në Portugali, në vendlindjen e CR7 është zbuluar një vatër e shpërthimit të Koronavirusit, ku janë me dhjetëra raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij.

Autoritet lokale janë kundërpërgjigur menjëherë, duke lokalizuar vatrën në Camera dos Lobos dhe izoluar rreth 18 mijë banorë, për të kuptuar se nga e ka burimin infeksioni.

Banesa luksoze e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe. Gjithsesi, ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet. Gjithashtu 35-vjeçari do të futet në karantinë për 14 ditë, duke zbatuar procedurën, që është vendosur për të gjithë ata që janë larguar nga Italia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA