Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kompeticionet e UEFA.

Në 21-23 prill drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit evropian do të diskutojnë me 55 federartat, përfaqësuesit e Shoqatës së Klubeve dhe drejtuesit e Ligave të Kontinentit të Vjetër për të vendosur datat e rifillimit dhe mbylljes së Ligës së Kampioneve dhe Europa League.

Sipas Sky Sports, për momentin janë 2 hipoteza, njëra prej të cilëve është më e pranueshme; kompeticionet evropiane do të zhvillohen gjatë gjithë muajit gusht. UEFA ka vendosur prej jkohësh 31 gushtin si afatin për mbylljen e sezonit, kur edhe kampionatet mendohet të kenë përfunduar, por tani duket se ka përcaktuar edhe datat e sakta për të dyja kompeticionet

Përsa i përket Ligës së Kampioneve, datat për zhvillimin e sfidave të kthimit të 1/8 të finaleve janë përzgjedhur 7 dhe 8 gushti. më pas skuadrat cerekfinaliste do të zhvillojnë një tur të vërtetë force me ndeshje cdo 3 ditë deri në finalen e madhe të parashikuar për në 29 gusht. kështu parashikohet që cerekfinalet e para të luhen në 11 apo 12 gusht, ndërsa të kthimit në 14 apo 15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet në 18-19 gusht, vajtjet
dhe 21-22 gusht ndeshjet e kthimit.

Ndërsa në Europa League, rifillimi është fiksuar për në 2 ose 3 gusht me sfidat e vajtjes së 1/8 të finaleve; Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma, ndërkohë që ndeshjet e kthimit janë parashikuar për në 6 gusht. Cerekfinalet janë parashikuar për në 10 gusht vajtja dhe 13 gusht kthimi, ndërsa 17 dhe 20 gushti janë datat e gjysmëfinaleve me finalen që do të duhet të luhet në 27 gusht në Gdansk të Polonisë. Gjithsesi gjithcka do të varet edhe nga evoluimi i coronavirusit në kontinentin evropioan në javët që do të vijnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA