Video/ Kaos në fluturimin nga Turqia drejt Mançesterit, sherri mes pasagjerëve detyron ulje emergjente në Bruksel
Një grua që ishte aq “e tmerruar” nga koronavirusi sa nuk kishte dalë nga shtëpia për 3 javë, rezultoi gjithsesi pozitive në testin për sëmundjen vrasëse.
Rachel Brummert nga Karolina e Veriut në SHBA, vuan nga sëmundje të sistemit imunitar që e bënin më të rrezikuar nga Covid-19. Prandaj ajo ndoqi këshillën e ekspertëve për vetë-izolim rigoroz në shtëpi, madje duke larguar dhe bashkëshortin në një tjetër dhomë të shtëpisë.
Por megjithë përpjekjet e saj Brummert rezultoi pozitive për Covid-19 dhe beson se e ka marrë nga gruaja që i sillte pazarin e ushqimeve te dera.
“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt, as nuk e kam prekur atë,” tha zonja Brummert në një intervistë me mediat lokale.
“Jam e tmerruar. Nuk kam qenë ndonjëherë kaq sëmurë në jetën time dhe kaq e frikësuar”.
Ndoshta gabimi i saj ishte se nuk mbante doreza kur merrte ushqimet e sjella te dera e saj.
Karolina e veriut ka deri tani 4,582 raste të koronavirusit dhe 90 vdekje.
SHBA është vendi më i goditur nga sëmundja me 560,000 raste dhe 22,115 vdekje.
Zonja Brummert pësoi kollë, ethe, humbje të nuhatjes, dhimbje trupore, lodhje e probleme frymëmarrjeje, por eshte tashmë në gjendje të qëndrueshme.
Top Channel