Çudira koronavirusi/ Duhet të paguante punëtorët, pronarja “shkul” dollarët e ngjitur në muret e restorantit të saj

11/04/2020 09:07

Teksa bizneset gjenden në një moment të vështirë prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, pronarja e një restoranti në Georgia të SHBA duhet të gjente një mënyrë për të paguar punëtorët e saj.

Kështu gruaja vendosi të përdorte dollarët e ngjitur në muret e restorantit. Klientët e “Sand Bar” në Tybe Island kishin ngjitur nga një kartëmonedhë 1 dollarëshe nëpër mure përgjatë 15 viteve.

Restoranti është i mbyllur përkohësisht për shkak të koronavirusit, ndaj edhe pronarja kishte vështirësi të paguante punëtorët. Kështu Jennifer Knox mblodhi dollarët që ishin ngjitur nëpër mure.

Nisur nga raportimi i CNN-it, Knox-it iu deshën 3 ditë që t’i mblidhte të gjitha, ndërsa shuma që mblodhi ishte më shumë se 3700 dollarë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA