Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Teksa bizneset gjenden në një moment të vështirë prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, pronarja e një restoranti në Georgia të SHBA duhet të gjente një mënyrë për të paguar punëtorët e saj.
Kështu gruaja vendosi të përdorte dollarët e ngjitur në muret e restorantit. Klientët e “Sand Bar” në Tybe Island kishin ngjitur nga një kartëmonedhë 1 dollarëshe nëpër mure përgjatë 15 viteve.
Restoranti është i mbyllur përkohësisht për shkak të koronavirusit, ndaj edhe pronarja kishte vështirësi të paguante punëtorët. Kështu Jennifer Knox mblodhi dollarët që ishin ngjitur nëpër mure.
Nisur nga raportimi i CNN-it, Knox-it iu deshën 3 ditë që t’i mblidhte të gjitha, ndërsa shuma që mblodhi ishte më shumë se 3700 dollarë.
Top Channel