Kanë filluar t’i rikthehen jetës së mëparshme banorët e Wuhanit, në provincën kineze Hubei, ku është shfaqur rasti i parë me Covid-19.
Çiftet, që e kanë mbajtur të fortë lidhjen gjatë pandemisë, po planifikojnë tanimë dasmat, duke marrë parasysh, se autoritet kanë lejuar rihapjen, raporton CNN.
Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për martesa janë rritur në 300%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; dëshmi kjo, se të rinjtë kinezë duan të kurorëzojnë dashurinë, pas shumë ditëve në izolim dhe vetmi.
Autoritetet në Wuhan, gjatë javës së kaluar kanë rihapur komunën, duke rikthyer në punë edhe stafin, duke nisur me punonjësit që merren me lëshimin e çertifikatave e deri te ata që kurorëzojnë çiftet e reja.
Por, nga ana tjetër, sipas specialistëve, pas një kohe të gjatë izolimi, pritet të ketë edhe rritje të përqindjes së rasteve të shkurorëzimeve, pasi janë raportuar kudo nëpër botë, raste dhune në familje, duke shtuar kështu edhe kërkesat për shkurorëzim.
Top Channel