Arrestohet për terrorizëm adoleshentja që deklaronte në video se do të shpërndante kudo koronavirusin

09/04/2020 17:15

Një adoleshente që mburrej në një video online se “do të infektoj çdo bastard” me koronavirus sa herë të shkonte në supermarket, është arrestuar me akuza terrorizmi.

18 vjeçarja Lorraine Maradiaga, u arrestua dje në Carrollton te Texas, pasi u identifikua në një seri videosh urrejtjeje.

Në një prej tyre ajo kalon me makinë para një pike testimi të koronavirusit dhe zotohet se do ta shpërndajë ku të mundet.

Në pamje dallohet dhe një infermiere që i thotë se duhet të shkojë në shtëpi e të presë rezultatin, ndërsa më vonë Maradiaga shihet që shkon drejt një supermarket duke bërë kërcënime të frikshme teksa sheh nga kamera.

“Dapo kam hyrë në Walmart dhe do infektoj çdo bastard, sepse nese marr fund unë, të gjithë ju bastardë do të merrni fund”, thotë ajo duke u kollitur e duke shikuar nga kamera.

Më pas ajo shton: “Nëse dëshironi koronavirusin dhe doni të ktheni këmbët nga dielli më telefononi, le të takohemi dhe unë do të shkurtoj jetën tuaj”.
Maradiaga u arrestua dhe u akuzua me kërcënim terrorist. Gjatë arrestit ajo u tha policëve se nuk ka koronavirus dhe se ata duhet të kishin prova se është e infektuar, për ta arrestuar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel