Kosova me teste të shpejta Covid-19, Selimi: Kam kontaktuar dhe me autoritet shqiptare por…

03/04/2020 15:10

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Binaj ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, mjekja Aurora Meta dhe ish-futbollisti Agron Selimi.

Agron Selimi, prej vitesh jeton në Zvicër dhe së fundmi ka siguruar teste të shpejta për të konfirmuar nëse një person është pozitiv apo negativ me koronavirus. Ai u shpreh se për këtë nevojitet vetëm një pikë gjaku dhe për pesë minuta del përgjigja e saktë. Po ashtu, ai tha që ka arritur marrëveshje me Ministrinë Shëndetësisë në Kosovës dhe nga e hëna, këto teste do të jenë në treg, në këtë vend. Selimi, tha që në lidhje me këto teste i ka dërguar një email edhe Ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare, por deri më tani ende nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket çmimit, është një çmim i përballueshëm për të gjithë, e gjitha ka një kosto diku tek 10 apo 20 euro.

“Javën e kaluar kanë qenë 58 teste dhe nga këto kanë rezultuar pozitivë 3 persona. Testi (e shfaq në ekran), ka të shkruar C, IGN, IGM. Pra nëse del C, atëhere je negativ, por nëse del IGM ose IGN atëhere je pozitiv me koronavirus. Testi jonë është i certifikuar sepse prodhohet në Holandë. Nga e hëna do të fillojmë me testimet. Testin e ka aporvuar edhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Për sa i përket Shqipërisë, i kam dërguar email-in Ministrisë të Shëndetësisë dhe ende nuk më kanë kthyer përgjigje. Një test i tillë ka një vlerë 10 euro, ndërsa në laboratore kushton 20 euro”, u shpreh Agron Selimi.

Efikasitetin e këtij testi e konfirmoi dhe mjekja e ftuar në studio, Aurora Meta, e cila u shpreh se fillimisht ky test është aplikuar në Kinë, ndërsa prej tre javësh po përdoret edhe në Gjermani, vend ku ajo jeton dhe punon. Veç, këtij testi ka edhe një test ku duhet të merret pështyma thotë mjekja, por ky lloj testimi është më i kushtueshëm sesa testi i propozuar nga Selimi dhe rezultatet i kanë thuajse të njëjta.

“Patjetër testet janë zhvilluar që në fillim të shkurtit në Kinë, ndërsa në Gjermani ka tre javë që bëhen testime. Janë hapur qendra që bëjnë këto teste të shpejta. Këto janë më të lira, sesa testet me pështymë, të cilat kushtojnë më shumë dhe janë më të shtrenjta. Testi me pështymë ka qenë i njohur që ka një saktësi 99 %, ndërsa i shpejti 96%”, u shpreh mjekja.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA